Rrihet edhe një grua në Istog nga bashkëshorti

Dhuna ndaj grave nuk ka të ndalur në Kosovë. Çdo ditë raportohen nga dy tri raste nga Policia e Kosovës. Dje një person nga Istogu ka treguar forcën e tij ndaj gruas.

Lajme

10/03/2016 12:31

Ai e sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij. Arsyeja e këtij konfliktit nuk bëhet publike por se e lënduara është dashur që të kërkoj trajtim mjekësor pas dhunës që morri nga bashkëshorti i saj.

Policia e Kosovës njofton se me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.lajmi.net