Ergin Oda interpretim në ‘Met Room’, New York, për fëmijët kosovarë me autizëm ( FOTO & VIDEO)

‘My name is Cosmopolitan’, udhëhequr nga baritoni kosovar Ergin Oda, me bendin e tij shqiptaro – amerikan, vjen për të dytën herë në Metropolitan Room, të New York-ut, me performancën e tyre të veçantë, të karakterit Jazz/Soundrack dhe me këngë shqipe në frymën e muzikës së filmit dhe të asaj Jazz.

ShowBiz

09/03/2016 21:40

My name is Cosmopolitan’ apo ‘Unë quhem Cosmopolitan’, e fillojë rrugëtimin e saj në Shtete të Bashkuara të Amerikës, vitin e kaluar, me qëllim që audiencës shqiptaro-amerikane të i sjell diçka më ndryshe, me theks të veçantë kultivimin e muzikës së pasun shqipe.

Por, tashmë ky projekt ka marrë edhe një karakter tjetër, atë humanitar.

Ergin Oda, bën të ditur se nga shfaqja e radhës,  ‘My name is Metropolitan’, që do të mbahet më 20 mars 2016, të gjitha mjetet e grumbulluara nga shitja e biletave ‘Gold’, do të dedikohen për fëmijët me autizëm në Kosovë.

Kjo shfaqje bartë me vete edhe një nën-projekt, ku 48 bileta ‘Gold’, sa numëron ulëse (gold) ambienti, i dedikohen fëmijëve me Autizëm nga Kosova, bën të ditur Oda, ndërsa sqaron se më pas ky fond drejtohet nga Organizata Jo-Qeverotare, NGO “Autizmi” ne krye me Dr. Shpresa Xhakli.

“Qëllimi i shfaqjes është që përmes muzikës të solidarizohet audienca në dhurim fondesh për një qështje aq të ndieshme siq është Autizmi, e sidomos fakti që autistët e Kosovës ndodhen në kushte të mjerueshme dhe nën përkujdesje të pa-mjaftueshme nga shteti”, shprehet Oda.

Ndërkaq pjesa tjetër e fondeve (nga biletat bazike) do të shkoj në projektimin e këngës “Moj e Bukura More” si audio dhe video, me këtë rast është publiku a’i i cili bëhet pjesë integrale e projektit përmes participimit në shfaqje. (http://metropolitanroom.com/event.cfm?id=226178)

Ndërsa shfaqja ka qëllimin kryesor, që të ndihmoj këtë kategori shumë të ndieshme dhe me shumë nevojë, ajo po ashtu ofron një mbrëmje ndryshe me muzikë të veqantë, në një skenë siq është‘Metropolitan Room’, ku janë ngjitur yje të mëdha të botës, ndërsa është shpallur disa herë si më i miri në Venue në shërbim të muzikës Jazz/Cabaret/Musical/Vocal/New Age.

“My name is Cosmopolitan”, është projekt që është përzgjedhur pikërisht nga ‘Metropolitan Room’ (përmes një audicioni) si show resident prezantuar nga Baritoni, Ergin Oda.

E veçanta e gjithë kësaj është se në ‘Metropolitan Room’, për herë të parë po këndohet shqip.

“Në kete ambient Alla French Style Cabaret është kënduar dhe këndohet anglisht (Musical Theatre) dhe maksimumi frengjisht, nje shfaqje si kjo është fresh për historikun e Met Room”, shprehet ndër tjerash Oda, ndërsa shton se “Shfaqja ‘my name is Cosmopolitan’, është ndërtuar me këtë titull, në mënyrë që të përfshij muzikë në shumë gjuhë, e sidomos këngët shqipe”.

“Synimi ynë si muziktar profesionist të ardhur nga Kosova për aryse karriere dhe zhvillimi të mëtejmë profesional, është që krahas aktiviteteve tona individuale, të ndihmojmë edhe në promovimin e muzikës së kultivuar/pasun shqipe”, thotë Ergin Oda, ndërsa shton se “këtej Oqeanit ka qarkulluar një zhargon dhe ende vazhdon te bëj jetë prezantimi i muzikës turbo-folk si kultur e jona gjë që ka bërë sherr në shumë evente e ceremoni të ndryshme me karakter te lartë, ndërkohë që do të duhej të ndodhte e kundërta, -venja e vlerave ne piedestal-“.

Oda shpreson se ai dhe muziktaret e tjerë të ansamblit por edhe ata qe janë duke vepruar këtej si profesionist të vërtet, të ndryshojnë rrjedhën në këtë dimenzion për të cilin brezat që vijnë, si dhe komuniteti prezent ka aq shumë nevoj.

“Fëmijët Shqiptar të rritur në këtë Kontinent, mjaftueshëm janë prezmatuar nga vlera minore, andaj duhet filluar t’i mësojmë se çfarë është e jona dhe çfarë nuk është, derisa nuk jemi vonë”, tha ndër tjerash Oda.

Ndryshe, nga premiera e shfaqjes që është dhënë me 20 tetor 2015, dhe e cila është pritur mirë nga audienca dhe kritika, e cila ka ofruar ‘Mbrëmje Musical Alla Klasike”, repriza që do të ndodh pas disa ditësh më 20 mars 2016, nga 9:30 është e karakterit Jazz/Soundtrack dhe këngët shqipe vijnë në frymën e muzikës së filmit dhe asaj jazz.

Në premierën që shkoj, shfaqja numeronte vetëm një pianist, kurse kësaj radhe do të luajnë tre pianist dhe një ansambel i ngjeshur instrumentistesh.

Kasti perfshinë një trup kulturash dhe nacionalitetesh të ndryshme për t’ju pergjigjur titullit dhe karakterit të shfaqjes, si dhe siq shprehet Ergin Oda, “ti thyejm kufijtë përmes tingullit”.

“My name  is Cosmpolitan”, po këtë vit, 2016, do të udhëtoj edhe në Washington DC, me idenë për të ndihmuar gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, si dhe ne Boston në Kishën: Fan. S. Noli.

Kasti i këtij projekti përbëhet nga: Kasti perbehet nga: Ergin Oda – Vocalist (Kosova/USA), Tyler Egan – Pianist (USA) [Mysafir Special], Brian Mountford – Pianist (USA) [Mysafir Special].

ODA ENSEMBLE: Baden Goyo (Venezuela/USA). Lule Ballata – Flute (Kosova/USA), Taulant Mehmeti – Guitar (Kosova/USA), Sigmar Þór Matthíasson (Iceland/USA), Denise Reynolds Koncelik – Accordion (USA).

Image
Image
Image