Vdes producenti i grupit “The Beatles”
George Martin, producenti i cili formuloi grupin “The Beatles”, ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare.
Bota
‘Universal Music Group’ e ka konfirmuar fillimisht vdekjen e tij, ndërkaq bateristi i “The Beatles”, bëri të ditur në një shkrim në Twitter: “Zoti e bekoftë George Martinin, paqe dhe dashuri për Judyn dhe familjarët e tij”, transmeton lajmi.net
Sir George Martin konsiderohej si ylli i pestë i “The Beatles”, i cili në të vërtetë i ndihmoi ata shumë të arrijnë suksese globale qysh në vitin 1962. /lajmi.net


