Filmi “BABAI” u prezantua në Berlin, mori interesimin e “Die Welt”
Filmi kosovaro-gjeman “BABAI” nga Visar Morina, është prezantuar mbrëmë në Berlin, prezantim ky i cili u mundësua me bashkëpunim të ngushtë mes Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Fondacionit Konrad Adenauer.
ShowBiz
Ngjarja ka arritur të jetë një nder organizimet më prestigjioze në kuadër të “Radhës javore të filmit” në Berlin.
Filmi u paraqit në Amfiteatrin e Fonacionit të lartpërmendur ku ishin të ftuar mysafir nga sfera politike, ekonomike, kulturore e tjera.
Rita Schorpp, koordinatorja e Akademisë së Fonacionit Konrad Adenauer shprehu kënaqësinë për prezantimin e një filmi nga Kosova dhe bashkëpunimit me Ambasadën.
E ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu theksoi llojllojshmërinë e Kosovës dhe këtu sidomos atë të kulturës.
“Vendi jonë ka rritur falë angazhimit të filmbërësit të pozicionohet në skenën e filmit ndërkombëtare. Nuk mund ta mohoj krenarinë qe e kam për filmat e Kosovës të cilit janë shpërblyer edhe në festivale ndërkombëtare”
Filmi “Babai”, ka qenë propozimi i Kosovës në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” në “Oscars” për vitin 2015.
Kabashi që luan rolin e Gëzimit dhe Maloku që luan rolin e Norit, sjellin rrëfimin për Kosovën e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, ku njerëzit luftojnë për një jetë më të mirë, të cilët përvojën ta gjejnë nëpër rrugët e botës. Gëzimi, i cili dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani, përballet me të birin Norin, i cili bën çdo gjë për të qenë me të. Në këto rrethana, të zënë mes dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia baba-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.
Pas shfaqjes së filmit, i cili u prit me ovacione, regjisori Visar Morina së bashku me dy protagonistët kryesorë në film, Astrit Kabashi qe luante rolin e babait dhe Val Maloku, i cili kishte rolin e të birit biseduan me redaktorin e seksionit të filmit të gazetës së mirënjohur gjermane “Die welt”, Hanns-Georg Rodek.
Gjatë bashkëbisedimit Visar Morina shpejgoi se filmi tregon dhunën nga regjimi serb në mënyrë indirekte, ndërsa dhunën direkte në marrëdhëniet ndërnjerëzore.
Astrit Kabashi i pyetur për kujtimet e tij të periudhës së 90-tave tha, “Nuk i uroj askujt të jetoj në atë kohë. Një kohë e definuar nga frika”.
Në vazhdim shikuesit kishin mundësinë të shtronin pyetje të drejtpërdrejta./ Lajmi.net


