Sekiraqa: Incidentin në Ferizaj e montoi SHIK-u

Enver Sekiraqa gjatë procesit të tij gjyqësor ka folur edhe për incidentin qe ky kishte me policë në Ferizaj.

Lajme

07/03/2016 11:05

Sekiraqa thotë se këtë proces e ka montuar SHIK- u, ndërsa shton se gjithë këtë incident e ka montuar ish zëvendësdrejtori i SHIK-ut Elmi Reçica. Sekiraqa thekson se këtë ia ka konfirmuar edhe ish polici Shpend Qerimi, ndërsa thotë se të njëjtën ia ka konfirmuar edhe ish kryetari i komunës se Lipjanit Shukri Buja, përmes një personi me emrin Rrustem nga Millosheva.

E plotësuar


Enver Sekiraqa flet për raportet e tij me Triumf Rizën

Enver Sekiraqa ka dhënë dëshminë e tij të mbrojtjes në rastin kriminal ku ai akuzohet për nxitje te vrasjes së policit Triumf Riza.

Ai ka folur për njohjen e tij me ish policin. Sekiraqa tha se para rastit te Swiss Casino, asnjëherë nuk ka pasur telashe me Triumf Rizën.

Po ashtu Sekiraqa ka thënë para trupit gjykues se as nuk është provokuar nga Triumf Riza.  Ai ka shtuar se kurrë nuk ka pasur bandë kriminale e as kurrë nuk e ka përcjellë Triumf Rizën nga ai apo familjaret e tij.

Sekiraqa ka folur edhe për rastin e mos transmetimit në RTK të një interviste të tij. Ai ka thënë se ka informacione se njerëz të fuqishëm të parlamentit kanë ndikuar direkt në mostransmetimin e kësaj interviste.

Sipas Sekiraqës kjo ka ndodhur pasi në intervistë ai ka prekur thelbin e krimit të organizuar në Kosovë.

Sekiraqa aludon se anëtarët e Parlamentit të cilët kanë ndikuar në mos transmetim para pak kohesh janë dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm të gjykatës për krime lufte, thotë se nuk janë dënuar për krimet e mëdha që i kanë bërë por për disa më të vogla.