“Babai” me premierë në Berlin

Në “hackesche höfe kino”, në Berlin në mbrëmjen e së dielës është dhënë premiera e filmit “Babai”, me regji të Visar Morinës.

ShowBiz

07/03/2016 11:53

Filmi i cili është mbështetur edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës është bashkëprodhim edhe i Maqedonisë, Francës dhe Gjermanisë.

Përveç regjisorit të pranishëm në premierë ishin edhe Astrit Kabashi e Val Maloku. Filmi deri më tash është prezantuar në shumë festivale dhe gjithashtu ka qenë i  nominuar nga Kosova për çmimin Oscar./lajmi.net