11 shakatë më të mira për Halil Budakovën

Halil Budakova ka lindur me 8 gusht 1975 në Prishtinë, është aktor dhe regjisori i parë i cili në filmat e tij me një guxim të rrallë trajton plagën më të rëndë të shoqërisë kosovare – krimin e organizuar, dhe në mënyrë direkte ngre zërin kundër çerdhes së bandave kriminale, e cila ndodhet në organet e larta të pushtetit. Të paktën kështu thuhet ndër tjerash për të në Wikipedia.

Lajme

05/03/2016 09:00

 

 

Mirëpo, në Wikipedia nuk është e cekur diçka që e dimë të gjithë, që Halil Budakova cilësohet si një Chuck Norris i Kosovës, e kjo ndoshta për shkak të forcës së tij dhe filmave të tij.

Lajmi.net i sjell për ju 11 shakatë më të mira për Halil Budakovën.

1) Halil Budakova e ka gjuajtur një granatë dore dhe i ka mbytur 50 persona, pastaj granata ka eksploduar

2) Halil Budakova mund ta fus zjarrin në një shishe me benzinë dhe ta largoj atë

3) Vdekja njëherë vetëm sa nuk ishte takuar me Halil Budakovën

4) Halil Budakova mund të t’i vret shokët imagjinar

5) Halil Budakova mund të dëgjojë gjuhën e shenjave

6) Halil Budakova e ka një ditar personal, ai quhet Libri Guinness për Rekordet Botërore.

7) Halil Budakova ka qenë një herë në Mars, për këtë arsye nuk ka jetë në Mars

8) Halil Budakova ka vdekur para 20 viteve, mirëpo Vdekja ende nuk ka marrë guximin t’i tregoj

9) Halil Budakova ka numëruar deri në pakufi… dy herë.

10) Disa magjistarë mund të ecin përmbi ujë, por Halil Budakova mund të notoj në tokë

11) Halil Budakova mund t’i vret 2 gurë me një zog.

/lajmi.net