Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho në garë për çmimin “International Opera Awards”

Soprano lirike shqiptare Ermonela Jaho është përfshirë në listën e tetë këngëtarëve më të mirë lirikë në garë për çmimin prestigjoz “International Opera Awards”.

ShowBiz

04/03/2016 17:40

Sopranoja e famshme shqiptare është nominuar për Çmimin e Lexuesve të revistës “Opera Magazine”, i cili do të shpallet më 15 maj në Londër.

Për këtë çmim votimi është i hapur dhe mund të bëhet në faqen online të Opera Awards, http://www.operaawards.org në ndarjen për votimet 2016.