Sezoni i gjashtë i “Game of Thrones”, në sekret total deri në premierë
HBO nuk do t'i dërgojë shtypit episoda të sezonit të ri të "Game of Thrones" pë vlerësime.
ShowBiz
Televizioni HBO do të bëjë diçka që nuk është bërë asnjëherë deri tani nga asnjë serial.
Zakonisht, para fillimit të ri të ndonjë seriali, gazetarët dhe kritikët shikojnë disa episoda për të bërë vlerësimet e para të serialit, por këtë vit nuk do të ndodhë njejtë me hit serinë “Game Of Thrones”.
Kjo është vendosur për shkak se vitin e kaluar, gjysma e sezonit ka dalë në internet ende pa filluar shfaqja në televizion, transmeton lajmi.net.
HBO do që të mbajë të fshehtë ngjarjen e sezonit të gjashtë, sidomos fatin e personazhit Jon Snow, për të cilin fansat po pyeten tash e një vit.
Gjithashtu, misteri është shumë i madh pasi që seriali nuk është më i bazuar në libra të autorit George R.R.. Martin, pasi e kanë përfshirë gjithë ngjarjen e librave që kanë dalur deri më tani në episodat e sezonave 1 deri 5.
Sezoni 6 i “Game of Thrones” do të dalë më 24 prill dhe vetëm atëherë do të kuptojmë se çfarë ka ndodhur me Jon Snow./lajmi.net