Ekipi i “Shok”, nesër në Kosovë

Ekipi i filmit “Shok”, kthehet nesër nga ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar.

ShowBiz

01/03/2016 19:33

 

Edhe pse pa Oscarin që u shpresua ta merrte filmi, ekipi i “Shok”-ut kthehet krenar si të vetmit që çuan Kosovën në akademinë më prestigjioze të filmit në botë, duke i rikujtuar edhe njëherë botës krimet që përjetoi popullata shqiptare e Kosovës jo më shumë se 17 vjet.

Sipas një njoftimi nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ekipi i “Shok”-ut arrin nesër në Aeroportin e Prishtinës në orën 17:50.