Zbulohet violina 127-vjeçare e këngëtares Hafize Leskoviku
Një violinë 127-vjeçare e këngëtares së njohur Hafize Leskoviku është objekti më i veçantë që është ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Objekti është sjellë në muze për projektin e çelur nga ky institucion që titullohet “Muzeu im”.