“Deadpool” kryeson fitimet për javën e tretë me radhë (FOTO)

Jo një film për Oscar, por "Deadpool" ka fituar zemrat e shikuesve në gjithë botën.

ShowBiz

01/03/2016 03:55

Ka kaluar java e tretë që nga fillimi i shfaqjes së filmit më të fundit me superheroin e Marvel, Deadpool.

Studio FOX ka parë më në fund suksesin me këtë film, pasi ai po pëlqehet shumë dhe jo është java e tretë që ai po kryeson fitimet në kinematë si amerikane ashtu edhe ato botërore, transmeton lajmi.net.

“Deadpool” këtë fundjavë ka arritur të mbledhë 31.1 milionë dollarë në Amerik, duke e dërguar shifrën në 285 milion dollarë të fituara deri tani.

Ndërsa në tregun ndërkombëtar, filmi ka arritur të mbledhë më shumë se 600 milionë dollarë.

Premiera e kësaj jave, filmi me buxhet 148 milionë dollarësh “Gods of Egypt” nuk ka pasur shumë sukses, duke mbledhur vetëm 14 milionë dollarë këtë javë./lajmi.net

boxoffice