Aktori i “Shok-ut” ëndërronte Hollywood-in para 10 viteve (Foto)
Aktori dhe njëri nga producentët e filmit “Shok”, kishte dhënë një intervistë për gazetën Epoka e Re, para 10 viteve.
ShowBiz
Asaj kohe, Durmishi ishte ende student në vitin e tretë në Akademinë e Arteve. Gazeta e konsideron atë si të vetëdijshëm se profesioni i aktorit në Kosovë, nuk do t’i sillte përfitime materiale, transmeton lajmi.net
Megjithatë, Durmishi nuk ka hequr dorë nga profesioni i tij sot e asaj dite.
“Materialisht e ndihmon familja, kurse personalisht i është përveshur me të gjithë qenien profesionit të aktorit, duke shpresuar se një ditë do të bëhet anëtar i qytetit të filmit, Hollywood”, shkruhet në gazetë.