Lot dhe emocione te “Lufta e Nuseve” (Video)

Reality show më i ndjekur “Lufta e Nuseve” rikthehet sot në mbremje në ekranin e televizionit Klan. 3 çifte do të garojnë përballë njëri – tjetrit për dasmën më të bukur.

ShowBiz

28/02/2016 17:27

Kjo puntatë e “Luftës së Nuseve” arrin kulmin pasi midis 3 çifteve konkurruese do të jetë edhe këngëtari i grupit Produkt 28, Alban Kondi. Albani është vëllai i këngëtarit të mirënjohur Doktor Florit i cili u nda nga jeta në vitin 2014. Humbja e pazëvendësueshme dhe mungesa e tij është ndjerë edhe në dasmën e Albanit, emocionet e të cilës do ti zbuloni këtë të dielë.

Dy çiftet e tjera në garë janë njëri nga Tirana dhe çifti tjetër nga Zona e Lezhë – Mirëditës. Në këtë episod të luftës së nuses një prej çifteve do të kurorëzojë dashurinë që lindi në auditoret e Firences midis vajzës që studionte farmaci dhe djalit që studionte arkitekturë.  3 dasma të ndryshme nga tradicionalja tek ajo moderne.

Gëzim, lotë dhe shumë emocione ju presin sot në orën 20:05 në episodin e tretë të Luftës së Nuseve, në ekranin e televizionit Klan./tvklan.al

YouTube player