Moment i frikshëm, treni godet kamionin në një kalim hekurudhor (Video)
Departamenti i sigurisë publike në Minesota ka publikuar një video ku shihet momenti i goditjes së një kamioni nga një tren në një kalim hekurudhor.
Bota
Në video mund të ndëgjohet njëri duke i pyetur shoferin dhe shoqëruesin e tij në kamion se a janë të lënduar apo jo.
Ata dy përgjigjen dhe fillojnë diskutimin në lidhje me ndodhinë.
Shoferi, James Floyd Saatela ishte një 67 vjeçar i cili dështoi të ndalte motorin e tij para se të mbrrinte tek kalimi i hekurudhës, transmeton lajmi.net
Për fat të mirë nuk kishte të lënduar, shoferi i kamionit pësoi vetëm një prerje të vogël afër syrit.
Departamenti i sigurisë publike dhe organet kompetente thërrasin për kujdes të shtuar në raste të këtilla./lajmi.net