Shumica e tyre që abuzuan seksualisht në Këln, kurrë nuk do të kapen
Shumica e meshkujve të cilët abuzuan seksualisht me shumë ferma në Këln të Gjermanisë, në natën e ndërrimit të moteve, ndoshta kurrë nuk do të mund të kapen, tha shefi i policisë së Këlnit, Juergen Mathies.
Bota
“Pamjet e kapura po atë natë, nuk janë aq të mira sa të identifikohen krimet seksuale”, tha ai për BBC, transmeton lajmi.net.
Policia ka identifikuar 75 persona si të dyshuar, shumica e të cilëve janë nga Afrika Veriore, ndërsa hynë në Gjermani në mënyrë ilegale apo si azilkërkues./lajmi.net