Në këto komuna nesër s’ka rrymë
KEDS njofton se për shkak të punimeve të planifikuara për përmirësimin e rrjetit të furnizimit, nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna të Kosovës.
Lajme
Nesër do të ketë ndërprerje në disa zona të Prishtinës, Fushë Kosovës, Klinës, Pejës, Mitrovicës dhe Ferizajt, raporton lajmi.net
Komunikata e plotë e KEDS-it:
Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte
Ferizaj
1.
Më 24.02.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 3 do të shkyçet:
Dalja 10 kV Nikadin prej orës 09:00 deri në orën 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Riza Matoshi, Imri Halili Nikadinin, Varoshit dhe Qiraxhitë.
Shkyçja behet për shkak të punëve të planifikuara-kyçja e transformatorit të ri në rrjet.
Prishtinë
1.
Më 24.02.2016 në NS 35/10 kV Fushë- Kosova do të shkyçet:
- Dalja 10 kV Vragoli prej orës 10:00 – 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Vragolia, Miradia e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Lagja 29 dhe Pompa FAM GA.
Shkyçja bëhet për shkak të kryerjes së punëve nga kompania NTSH “Elektra”
Pejë
1.
Më 24.02.2016 në NS 35/10 kV Klina do të shkyçet:
- Dalja 10 kV Zajmi (kodi: 520560040) prej orës 10:00 deri në orën 14:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Videja, Polci, Zajmi, Drenoci, Pjetërqi, Dugajeva, Bokshiqi, Grabanica, Dollova, Qeskova, Kpuzi, Volljaku dhe Sferka.
Arsyeja e shkyçjes: Ndërrimi i ormanit dhe shtrëngimi i rrjetit të tensionit të lartë dhe të ulët –Poterqi.
2.
Më 24.02.2016 NS 35/10 kV Isniq do të ketë shkyçet :
- LP Demhalil (kodi: 53057003) nga ora 10:00 deri në orën 14:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Elez Geci dhe Agim Selmanaj.
Shkyçja bëhet me qëllim të montimi i ormanit të konsumatori 6/6-NTP STINA.
Mitrovicë
1.
Më 24.02.2016 në NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet:
- LP Qyteti 1 (kodi: 72077009) prej orës 11:00 -13:00.
Pa energji do të mbesë: Lagja “Qyteti I”
Arsyeja e shkyçjes: Punime në trafostacion.