Messi s’ka shënuar akoma ndaj Las Palmas
Las Palmas është ekipi i vetëm në La Liga ndaj të cilit Lionel Messi akoma s’ka shënuar.

Sport
Barcelona luan në udhëtim ndaj Las Palmas në La Liga, skuadër kjo ndaj së cilës Messi akoma s’ka realizuar gol, përcjell Lajmi.net nga faqja zyrtare e klubit katalunass.
Në fakt, në përballjen e dy ekipeve në pjesën e parë të sezonit, argjentinasi qëndroi në fushë për vetëm pak minuta, pasi e pësoi një lëndim që e la jashtë për rreth dy muaj.
Ai është në formacionin startues të Barçës për këtë ndeshje dhe mbetet të shihet nëse do t’ia dalë që të shënojë.