Haradinaj e quan jokredibil dhe të pavlerë peticionin për largimin e Delawie
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, peticionin për largimin ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, e quan jokredibil dhe të pavlerë.

Lajme
Thotë se peticioni në fjalë bëhet aq më i pakuptimtë pasi ka adresën e dyshimtë, raporton lajmi.net.
“Veprimet e tilla nuk janë të orientuara vetëm kundër Ambasadorit Amerikan dhe SHBA-ve por edhe kundër vetë Kosovës dhe shqiptarëve”, ka shkruar në Facebook Haradinaj.
Përdoruesi i faqes së peticioneve Change.org, Roland Bartetzko dje ka nisur peticionin kundër ambasadorit amerikan Greg Delawie me arsyen se ai po e përkrah regjimin në Kosovë./lajmi.net