Vdes autorja e librit të njohur “To kill a mockingbird”
Harper Lee ndërron jetë në moshën 89 vjeçare.
ShowBiz
Harper Lee ka vulosur emrin e saj në historinë e literaturës që me novelën e saj debutuese për barazi racore “To kill a mockingbird”në vitin 1960.
Ky është ndër librat më të famshëm e më të lexuar në botë, në bazë të të cilit është realizuar edhe film, transmeton lajmi.net.
Autorja e këtij libri ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 89 vjeçare, pak kohë pasi ka botuar edhe librin e dytë të saj “Go set a watchman”, që ishte në listën e filmave më të shitur të vitit 2015.
Lee nuk është martuar asnjëherë dhe nuk ka pasur fëmijë./lajmi.net
