Cat S60, smartphone i parë me këtë lloj kamere (Foto)

CAT S60 është më shumë se një smartphone – është një mjet profesional. Ai është telefoni i parë inteligjent që përmban një kamera termike.

Auto & Tek

20/02/2016 00:20

Telefoni mund të masë temperaturën e objekteve nga 15 metra deri në 30 metra larg, madje mund të shohë edhe përmes tymit. Pajisja mund të përdoret nga zjarrfikësit për të kërkuar njerëzit në një ndërtesë që ka marrë flakë. Kamera termike shfaq ideo termike me rezolucion 80 x 60 pikselë.

CAT S60 ka ekran 4.7 inç me rezolucion 720p, proçesorin Snapdragon 617 me 3GB RAM dhe 32 GB hapësirë të brendshme. Telefoni është i papërshkueshëm nga uji. Ai mund të qëndrojë në një thellësi uji prej 5 metrash. Ekrani i telefonit mbrohet nga xhami Gorilla Glass 4 me madhësi 1 mm (telefonat normal kanë ekran me madhësi 0.4 mm). Touchi funksionon edhe me doreza.

Pajisja ka bateri me kapacitet 3,800mAh, e cila do të zgjasë për një ditë të tërë. Kamera parësore e telefonit është 13MP, ndërsa kamera dytësore është 5MP. Telefoni operon me sistemin Android 6.0 Marshmallow dhe ofron rrjetin 4G LTE./lajmi.net

CAT-S60-1