Rifillon seanca e Kuvendit, pa praninë e deputetëve të opozitës (Foto)

Seanca e rregullt e Kuvendit, e para për këtë sesion të ri parlamentar ka rifilluar punimet pas një pauze prej më shumë se dy orë.

Lajme

19/02/2016 15:27

Në seancë nuk ndodhen deputetët opozitarë, pasi 23 prej tyre janë përjashtuar pas dhunës së ushtruar në pjesën e parë të seancës, raporton lajmi.net.

Prej deputetëve opozitarë, në seancë në fillim ka qenë i pranishëm vetëm deputeti i VV-së, Ilir Deda, i cili në një fjalim të tij të shkurtër ka kërkuar nga deputetët që të reflektojnë me situatën politike të krijuar, ngase sipas tij, kjo kryeneqësi po e dërgon vendin në një situatë shumë të rrezikshme.

Atij i është përgjigjur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka thënë në tërsi pajtohet me Dedën, vetëm se ato që i tha para deputetëve të pozitës, do të duhej të ua thoshte kolegëve të tij nga opozita. /lajmi.net