Ansambli “Shota” me aktivitete për pavarësi në Prishtinë e Tetovë

Ansambli Shota do të marrë pjesë me tri programe në kremtimin e 17 shkurtit.

ShowBiz

16/02/2016 14:27

Me rastin e 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të ketë defile në tri sheshet e Prishtinës, “Zahir Pajaziti”, “Ibrahim Rugova” dhe “Nëna Terezë”, të cilat do të fillojnë në ora 12:00, raporton lajmi.net

Më pas do të paraqiten me valle popullore edhe në Republikën e Maqedonisë, në Tetovë dhe në Gostivar.

Drejtori i Ansamblit, Shefqet Gjocaj, ka treguar për lajmi.net se komuna e Tetovës ka një agjendë kulturore të ashtuquajtur “Dardania”  që i kushtohet kryesisht Kosovës me trupa artistike, prandaj i bëri ftesë edhe Ansamblit “Shota” që ta kremtojnë së bashku këtë festë. /lajmi.net