DiCaprio paguan 95 mijë dollarë për 10 ditë aventurë në Mongoli
Leonardo DiCaprio do të ndërmarr një udhëtim në Mongoli, për të përjetuar aventurën e vërtetë nga filmi i tij i fundit “The Revenant”.
ShowBiz
DiCaprio për këtë udhëtim ka paguar 95 mijë dollarë. Ai do të qëndrojë në një lloj tende e cila përdoret nga vendasit mongol, do të kalëroj dhe do të dal në gjueti, transmeton lajmi.net
Aktori i nominuar për Oscar, do të udhëtoj me eksploruesin suedez Johan Ernst Nilson, i cili ka deklaruar se do ta çojë DiCaprion deri në limitet e jetës.
Por i gjithë ky udhëtim nuk duket të jetë mjaft i vështirë për aktorin, pasi ai do të ketë me vete instruktorët dhe kuzhinierin personal. /lajmi.net