Këta janë më të mirët e vitit në muzikë, të vlerësuar në Grammys
Taylor Swift e Bruno Mars triumfojnë në natën më të madhe të muzikës.
ShowBiz
Taylor Swift dhe Bruno Mars kanë arritur të marrin çmimet kryesore në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, Grammy Awards.
Swift me “1989” ka fituar si albumi më i mirë i vitit ndërsa “Uptown Funk” nga Bruno Mars dhe Mark Ronson është zgjedhur si inçizimi më i mirë i realizuar gjatë 2015, përjellë lajmi.net.
Me tribute të shumta, shumë reklama dhe performanca, është realizuar kështu mbrëmë ceremonia e 58-të e ndarjes së çmimeve muzikore.
Ndër performuesit kryesore ishin Adele, The Weeknd, Lionel Richie, Justin Bieber, Ellie Goulding, James Bay e Tori Kelly.
Këta janë fituesit kryesorë të këtij viti:
Inçizimi i vitit – Uptown Funk – Mark Ronson featuring Bruno Mars
Albumi i vitit – 1989 – Taylor Swift
Kënga e vitit – Thinking Out Loud – Ed Sheeran
Artisti i ri më i mirë – Meghan Trainor
Këndimi më i mirë solo – Thinking Out Loud – Ed Sheeran
Këndimi më i mirë në duo/grup – Uptown Funk – Mark Ronson featuring Bruno Mars
Albumi pop me vokalin më të mirë – 1989 – Taylor Swift
Kënga më e mirë ‘dance’ – Where Are Ü Now – Skrillex and Diplo with Justin Bieber
Albumi më i mirë dance/electronik – Skrillex and Diplo Present Jack Ü – Skrillex and Diplo
Kënga më e mirë rock – Don’t Wanna Fight – Alabama Shakes –
Albumi më i mirë rock – Drones – Muse –
Kënga më e mirë rap – Alright – Kendrick Lamar
Albumi më i mirë rap – To Pimp a Butterfly – Kendrick Lamar /lajmi.net