Winslet: Ky është viti i DiCaprios në Oscars

Ajo ka fituar dy herë çmimin e madh Oscars, njëherë për rolin në filmin Titanic dhe disa vite më pas në The Reader, ndërsa sivjet thotë se me gjithë debatin mbi aktorët e nominuar në të gjitha kategoritë, me asnjë aktor me ngjyrë, ajo thotë se nuk mund të mos jetë e pranishme në ceremoni.

ShowBiz

10/02/2016 16:33

“Ka qenë një vit shumë i mirë për gratë. Do të dukej sikur po dështoj nëse nuk shkoj. Gjithashtu mendoj se ky është viti i DiCaprios në Oscar. Ai është shoku im më i mirë dhe se paramendoj të mos jem aty ta përkrah” thotë Kate Winslet, një prej aktoreve më të mira aktualisht në botë.

Kate Winslet është edhe sivjet e nominuar, për kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor, për pjesën e saj në filmin biografik “Steve Jobs” krahas emrave si Alicia Vikander, Rooney Mara, Jennifer Leigh dhe Rachel McAdams.

Në anën tjetër, Sylvester Stallone ka zbuluar se mund të mos shkojë në ceremoninë Oscars me datë 28 shkurt, duke mos u pajtuar me politikat e viteve të fundit të Akademisë që ndan çmimet.