Një talent tjetër kosovar në Amerikë (Video)

Talentët nga Kosova që po bëjnë bujë jashtë vendit nuk kanë të ndalur.

ShowBiz

09/02/2016 16:36

Kësaj radhe ju prezantojmë kengtarin nga Peja qe jeton në New York.

Dardan Balaj është djaloshi kosovar që po mundohet të ngjisë skenat muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dardani nuk është i panjohur për publikun kosovarë ngase shumë vite më parë ishte pjesëmarrës në spektaklin televiziv “Ethet e së premtes mbrëma” ne Shqipëri.

Ai ka publikuar një këngë në vitin 2007, ku ka qenë mjaft e pëlqyer, gjithashtu ka kënduar nëpër lokale të Pejës dhe ka marrë çmime në festivale te ndryshme.

Kesaj radhe rikthehet me një bashkëpunim me të mirënjohurin Faton Macula me këngën “Ajo”, një këngë më ndryshe se sa jemi mësuar të degjojmë në estraden tonë, ngase është në stilin pop reggae të cilin Dardani e pëlqen shumë dhe në shumicën e kohës këndon më së shumti reggae duke mos i anashkaluar edhe stilet tjera si pop, rock, clasic rock ,RNB, etj.

Por këngtarit në fjalë gjithnjë i fle në zemër edhe muzika popullore shqiptare dhe nuk heziton së kënduari në mbrëmje të ndryshme për bashkëatdhetarët në New York.

I rikthehemi këngës “Ajo”e cila është e realizuar në studion “Space Lab” (corporations with Quadd), nga producentët Lan Hacknei dhe co producer K.B.

Tekstin e ka shkruar vetë këngëtari Dardan Balaj, ndërsa videoklipi është realizuar nga direktori Kalechi “Kal” Noel .

Kengen “Ajo”,mund ta gjeni në Youtube, në kanalin e Dardan Balaj. “Ajo” së shpejti do të transmetohet nëpër të gjitha televizionet e Kosovës.

Dardani premton edhe shumë projekte të tjera të cilat preferon t’i shpalosë me kohë./lajmi.net.

YouTube player