Busquets te ky super klub

Sergio Busquets mund të largohet nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

09/02/2016 09:21

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se Paris Saint-Germain do të bëjë përpjekje të reja për transferimin e Busquetsit, përcjell “Lajmi.net”.

Trajneri i kampionit të Ligue 1, Laurent Blanc preferon Busquetsin para mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.