De Biasi, deklaratë të papritur për Celinën

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka dhënë një intervistë për Top Channel, ku ka folur rreth lëvizjeve të disa prej lojtarëve në muajin janar.

Sport

08/02/2016 16:21

 

Italiani deklaroi se talenti i Kosovës, Bersant Celina, i ka të gjitha mundësitë për të luajtur për Shqipërinë.

“Celina është një nga talentet më premtues për të ardhmen. I ka të gjitha mundësitë edhe për të luajtur me Shqipërinë, por gjithsesi janë shumë pak minuta aktivizim për të”, shtoi De Biasi.

Ndryshe, Celina në fundjavë e bëri debutimin e tij në Premierligë me skuadrën e Manchester Cityt.