Berisha: Opozita duhet të shkojë në takim te presidentja

Deputeti i Nismës për Kosovë, Zafir Berisha është pro marrjes pjesë së opozitës në takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, me qëllim të daljes nga kriza politike.

Lajme

07/02/2016 14:39

Në një shkrim në Facebook, deputeti Berisha thotë se gjatë këtyre muajve opozita ka bërë gjithçka që ka mundur për të penguar punën e koalicionit qeverisës.

Ai ka thënë se tashmë është koha që opozita të shkojë në takimte presidentja Jahjaga që ta bindin atë që ta çojë vendin në zgjedhje, raporton lajmi.net.

Postimi i plotë i Berishës:

Opozita ka më shumë arsye që të shkojë se sa të mos shkojë në takim me presidenten. Kosova gjendet në krizë të thellë politike dhe instutucionale si rezultat i koalicionit të papërgjegjshëm PDK/LDK/SRPSKA, dhe për këtë ka muaj që opozita është duke reaguar me të gjitha metodat e mundshme demokratike dhe ligjore. Duke qenë në rrugën e zotit dhe shtetndërtimit, opozita ka arritë me marrë mbështetjen e madhe qytetare në kauzen e vet dhe me këtë ka paralizuar funksionimin e kësaj qeverie të demshme për interesat e vendit.

Ne rrugëtimin e vet të drejtë për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të vendit, opozita disa herë i është drejtu Presidentes, dhe hera e fundit që i është drejtu ka qenë pikërisht në funksion të përpjekjeve për dalje nga kriza duke kërku çuarjen e vendit në zgjedhje. Në funksion të këtyre përpjekjeve, opozita nuk duhet të humb në hapat vendimtarë për me nxjerrë vendin nga kriza, përballë një garniture të papërgjegjshme politike siç ështe blloku qeveritar.

Opozita duhet të shkojë në takim me presidenten dhe me gjuhën e fakteve dhe të argumenteve në prezencë të Isës dhe Hashimit duhet ta bindë presidenten ashtu siç e ka bindë qytetarin e vendit se pse është jetike me shku vendi në zgjedhje, sepse në të kundërtën mund të humben hapat drejt realizmit të nevojës që ka vendi për me e çu n’shpi këtë bandë mafioze qeveritare!

Z.B