Mungon përkthyesi në gjyq, lirohet shqiptari i akuzuar për trafik kokaine
Një shqiptar i moshës 42-vjeçare, i akuzuar për trafik kokaine, është lënë i lirë në Itali për shkak të një ngërçi burokratik, duke ngjallur polemika në mediat e vendit fqinj.
Bota
Në seancën e parë gjyqësore ka munguar përkthyesi i gjuhës italiane në gjuhën shqipe, çka ka bërë të mundur skadimin e kohës së detyrueshme për të mbajtur të arrestuar shqiptarin me iniciale M.A, transmeton shekulli.
Tashmë ai ka lënë burgun e Bolzanos dhe më shumë gjasa është larguar drejt Holandës, vend ku ishte më parë rezident.
42-vjeçari, së bashku me një shqiptar tjetër, u arrestua në territorin italian sapo kishin kaluar kufirin me Austrinë. Pas kontrollit në makinën e shqiptarëve u gjetën të fshehura 93 kilogramë kokainë e pastër e cila kapte vlerën 18 milionë euro.