“Star Wars: The Force Awakens” bëhet filmi më fitimprurës i të gjitha kohëve
Në majen e Box Office në Amerikë nuk janë më "Avatar" dhe "Titanic".
ShowBiz
Pjesa e shtatë e serisë së njohur të filmave “Star Wars” tashmë ka hyrë në histori.
Në ditën e 50-të të shfaqjes në kinema, “The Force Awakens” ka arritur të fitojë 900 milionë dollarë vetëm në Amerikë, duke u bërë kështu filmi i parë dhe i vetëm që ka arritur këtë shumë, transmeton lajmi.net.
Tani dy filmat e James Cameroon, që kanë mbajtur majat e Box Office, “Avatar” dhe “Titanic” tani janë zhvendosur nga froni e madje janë shumë larg me pjesën e fundit të “Star Wars”/lajmi.net