Ronaldo ia bën rrafsh vetit

Cristiano Ronaldo e konsideron momentin e karrierës si shumë të lartë.

Sport

05/02/2016 19:09

Kështu ka thënë portugezi në një video të postuar në rrjetin social Facebook, ku i falënderoi të gjithë për urimet për ditëlindje.

“Jam shumë i lumtur. Jam në një moment të madh në karrierën time dhe në jetën time personale. Ju faleminderit të gjithëve”, tha ndër tjera Ronaldo, përcjellë “Lajmi.net”.

Në anën tjetër, mediat spanjolle e konsiderojnë formën e Ronaldos si më të dobëtën prej momentit që është transferuar në “Santiago Bernabeu”.

Ylli portugez i ka mbushur sot 31 vjet.

YouTube player