Promovohet “Ëndrra e madhe” e Gani Mehmetajt

Shkrimtari dhe publicisti Gani Mehmetaj sot në Biblotekën Kombëtare, promovoi librin e tij më të ri, “Ëndrra e madhe”.

ShowBiz

05/02/2016 14:27

Ngjarjet kryesore që karakterizuan Kosovën e fundshekullit XX dhe fillimshekullit XXI, nga viti 1981-2006 me në qendër figurën ish – presidentit Ibrahim Rugova, janë temat e librit më të ri të autorit Gani Mehmetaj, të titulluar “Ëndrra e madhe”.

Libri është konceptuar i atillë, që formalisht ndahet në dy pjesë apo siç autori i quan formalisht, libri I dhe II. Libri është i shkruar me gjuhë të pasur, stil, rrjedhshmëri, dhe padiskutueshëm ai përcjellë me vlerësim të qëndrueshëm dhe korrekt gjith shkrimin e tij në vazhdimësi. Libri evidenton dhunën e jashtëzakonshme serbe, frikën, tmerrin dhe vrasjet e asaj kohe, raporton lajmi.net.

Autori e quan librin e tij edhe si një kronikë e ngjarjeve që nisën në vitin 1979, kohë dramatike këto për Kosovën dhe shqiptarët në ish Jugosllavi. Pastaj janë ngjarjet e jashtëzakonshme të vitit 1981, ato që i dhanë frymë zhvillimeve në Kosovë dhe rizgjimit të fuqishëm të ndjenjave nacionaliste, pavarësisht se shumë prej atyre që ishin në krye do të mbeteshin të lidhur për ideologjinë.

Pjesa e parë, siç e quan edhe vetë autori, përshkruan dhe interpreton me seriozitet edhe qëndrimet kryesore të figurave të kohës, atyre që ishin në krye të pushtetit autonom të Kosovës, si Mahmut Bakallit, Fadil Hoxhës, Azem Vllasit, Kolë Shirokës e Sinan Hasanit. Në këtë kontekst të jetës shqiptare, përveç në diktaturën komuniste, rëndësi merr edhe pozicioni i shqiptarëve dhe viktimizimi i tyre që nga Lufta e Dytë Botërore, kur shqiptarët përjetonin makthet e tyre më të mëdha të historisë, vrasjet masive dhe masakrave. Periudha në vazhdim që përshkruhet në libër ka të bëjë me organizimin e shtetit paralel të shqiptarëve, diplomacinë e jashtëzakonshme, por edhe mbajtjen e jetës gjallë të shqiptarëve.

Pjesa e dytë i kushtohet ngjarjeve më tragjike të historisë së luftës në Kosovë, kur forcat serbe të udhëhequra nga Millosheviq kryenin vrasje e dhunë ndaj shqiptarëve, lajmi.net.

 Libri ka fokus tё veçantё për Kosovёn qysh prej vitit 1979 e deri nё vitin 2006 kur ndërron jetё presidenti Ibrahim Rugova.

Titullin e librit “Ëndrra e madhe” fillimisht autori ka dashur të shfaqë realitetin se secili njeri ka njё ёndёrr dhe secili komb e ndjek yllin e vet. Nё libër shumё herё na del nё pah edhe roli dhe angazhimi i punëtorёve tё ndërmarrjes “Rilindja”, i gazetarёve dhe redaktorёve nё radhё tё parё për procese tё shumta kombëtare e demokratike, pra ata ishin “grup luftarak nё Kosovё”, sipas autorit. Gjithashtu në libër ka përshkrime tё bukura se si ka shërbyer ёmbёltorja edhe tashmë e njohur “Elida”.

Për librin e Ganiut, gjithashtu referon edhe Dr. Femi Cakolli. /lajmi.net