Traileri i filmit romantik “Me before you” prezanton një histori dashurie ndryshe (VIDEO)
Kjo është romanca më e re që tani të gjithë mezi presin ta shohin.
ShowBiz
Pamjet e para të adaptimit të librit “Me before you” nga Jojo Moyes ka bërë që interneti të “eksplodojë”.
Të gjithë mezi po presin ta shohin filmin e plotë për historinë e dashurisë mes Louisa Clark dhe Will Traynor, por që kjo nuk është një histori e zakonshme dashurie.
Will, një i ri i paralizuar, dashurohet në vajzën e cila përkujdeset për të, por a do të mund t’ia rikthejë dëshirën për jetën kjo dashuri?
Aktorja e “Game of Thrones”, Emilia Clarke dhe ai i “Hunger Games”, Sam Calflin vijnë në rolet kryesore, ndërsa më poshtë keni trailerin emocionues./lajmi.net
