Aktori i ‘Spectre’ do t’i bashkohet serialit kosovar ‘192’ (Foto)
Serialit vendor ‘192’ së shpejti pritet t’i bashkohet edhe një aktor nga Hollywoodi.
ShowBiz
Është aktori shqiptar që ka luajtur në filmin ‘Spectre’, Gjevat Kelmendi. Nëpërmjet një statusi në facebook, ai ka bërë të ditur se së shpejti do t’i bashkëngjitet serialit kosovar, transmeton lajmi.net
Mirëseardhje i ka dëshiruar edhe aktori i ‘192’, Shkumbin Sopjani, i cili luan rolin kryesor në personazhin “Shpendi”. /lajmi.net
