Thyhet rekordi i Shaqirit te Stoke
Xherdan Shaqiri nuk do të jetë më lojtari më i shtrenjtë i Stoke Cityt.

Merkato
Stoke City janë afër marrëveshjes me Porton, për transferimin e mesfushorit, Giannelli Imbula, për 18.2 milionë funte, përcjell Lajmi.net.
Nëse finalizohet ky kalim, atëherë Imbula do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori të skuadrës angleze, duke e tejkaluar edhe Xherdan Shaqirin që u transferua për 12 milionë funte.
Lojtari pritet që së shpejti ta finalizojë transferimin në Britannia Stadium, pasi nuk është parë as në seancën stërvitore të Portos.