DiCaprio votohet nga kolegët si aktori më i mirë i vitit (VIDEO)

Sipas historisë, fituesit e SAG Awards shpërblehen edhe me Oscar.

ShowBiz

31/01/2016 04:16

Leonardo DiCaprio ka trimfuar edhe në ceremoninë e SAG Awards, për rolin e tij në filmin “The Revenant”, fitore kjo e cila është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit.

Screen Actors Guild Awards është ndër ceremonitë më të rëndësishme këtë sezonë, ku shpërblehen vetëm aktorët për punën e tyre në filma dhe seri televizive, dhe votohen nga vetë aktorët, përcjellë lajmi.net.

DiCaprio ka fituar çmimet e tjera të rëndësishme këtë vit, si atë të “Golden Globes” dhe “Cristic’s Choice”, ndërsa me këtë ka treguar se është konkurrenti kryesor për të marrë ‘Oscar’-in e parë.

Për SAG, DiCaprio ka qenë i nominuar katër herë në këtë kategori, duke mos arritur të fitojë asnjëherë, ndërsa ky duket të jetë viti i tij./lajmi.net