Fjalimi i Elena Orës në TEDxPrishtina (VIDEO)

Është publikuar videoja e fjalimit që Elena Ora ka mbajtur në Prishtinë.

ShowBiz

28/01/2016 18:51

Elena Ora tregon për gjithë rrugëtimin e saj dhe ekipit të saj për krijimin e një brendi dhe arritjen e suksesit me super-yllin e  tyre, Ritën.

Ajo rrëfen për gjithë rrugëtimin e tyre si një ekip menaxhues, me Elenën në krye dhe se si ato kanë arritur vetë të bëjnë emër për veti, sidomos në fillim kur labeli “Roc Nation” i ka kërkuar këtë, por nuk i kanë përkrahur, transmeton lajmi.net.

Në një zë dhe theks që ju bën të mendoni se është vetë Rita e cila po flet, Elena tregon për fillimet e tyre.

Ajo thotë mes tjeash: “Kur kam përfunduar shkollën e mesme është dashur të zgjedhë se çfarë të studioj në universitet, e kam pasur të vështirë, se çdo i ri. Por, kam zgjedhur biznesin nga shumë opsione që kam pasur dhe kam filluar të mësoj për anën teorike të tij. Ndërkohë Rita ishte në “misionin” e saj për të krijuar lidhje me muzikantë dhe muzikën nëpër Londër. Kështu, një ditë ajo po vinte në shtëpi dhe tha se ka bërë audicion për në grua nga firma “Roc Nation” e Jay dhe aty filloi gjithçka. Ne është dashur të shkojmë në New York dhe kur ata na ofruan kontratën, nuk kemi ditur se çfarë të bëjmë me të, unë si 18 vjeçare dhe Rita si 16 vjeçe.”

Rita është një talent dhe yll i vërtetë, por pa ekipin e saj menaxhues ajo nuk do t’ia arrinte të bëhej një super-yll botëror, ndërsa brendi ‘Ora’ po lavdërohet çdo herë e më shumë për punën e tyre.

Dëgjoni më poshtë rrëfimin e Elenës në Prishtinë./lajmi.net

YouTube player