Artistët holandez shndërrojnë bunkerin në atraksion (Foto)

Një bunker i Luftës së Dytë Botërore në Holandë u shndërrua në një atraksion skulpturor.

ShowBiz

28/01/2016 09:48

Holanda kishte ndërtuar 700 bunker në vitin 1940 ku mund të strehoheshin 13 ushtarë gjatë bombardimeve, transmeton lajmi.net

Artistëve nga studiot RAAAF dhe Atelier de Lyon iu janë dashur 40 ditë punë për ta prerë në mes bunkerin.

“Qëllimi i projektit ishte të shtronim një pikëpyetje mbi politikat e monumenteve”, ka thënë Ronald Rietveld nga RAAAF. /lajmi.net