Orhan Pamuk hap ekspozitë në Londër

Manifestimi i novelës së famshme “Muzeu i pafajësisë” do të jetësohet në objekte, të cilin autori turk Orhan Pamuk e ka paraparë si një muze të vërtetë, para se ta kthente në libër.

ShowBiz

27/01/2016 14:40

Historia e Kemal Beut, e librit që është i shitur e i njohur në mbarë botën, me objekte të cilat i ka mbledhur vetë autori Pamuk, do të pasqyrohen me ekspozitën që sot hapet në Londër, me titullin e njëjtë si vepra, transmeton KultPlus.

13 vitrina do të jenë të mbushura me objekte plus faksimilet e novelës së famshme, më të vjetrat të shkruara nga vetë dora e Pamuk janë pjesë e ekspozitës në ‘Somerset House’. Një dokumentar po ashtu do të shfaqet mbi këtë projekt, i cili premierën e pati në Festivalin e Filmit në Venecia.

“Kjo ekspozitë do të udhëtojë nëpër historinë e dashurisë në Stamboll, që unë e paraqes në libër. Po ashtu është edhe filmi i Grant Gee i cili i jep një jetë tjetër idesë sime”, ka thënë Pamuk.