Pesë filmat më të mirë për Holokaustin
Sipas vlerësimeve në databazën e filmave IMDb, filmi ‘The Pianist’, renditet i pari si filmi më i mirë për Holokaustin.
ShowBiz
‘The Pianist’ trajton temën e një muzikanti hebre i cili lufton për të mbijetuar nga shkatërrimi i Varshavës në Luftën e Dytë Botërore, transmeton lajmi.net
Në vendin e dytë renditet ‘Holocaust’, saga e një familje hebreje që bënë gjithçka për të shpëtuar nga terrori i Gjermanisë Naziste.
Filmi ‘Kapo’ bënë fjalë për një vajzë e cila i udhëheq të burgosurit në një arratisje nga kampi i koncentrimit. Ky film renditet i treti.
Në vendin e katërt qëndron ‘Sophie’s Choice’. Ky film përqendrohet rreth një shkrimtari i cili pasi kalon kohë me fqinjët e ri, kupton një sekret që do ta ndryshojë atë përgjithmonë.
‘Schindler’s List’, renditet i pesti. Në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore, Oskar Schindler, bëhet heroi i punëtorëve të tij pasi i shpëton nga përndjekjet naziste. /lajmi.net