Amerika ndihmon FSK-në

Ushtria amerikane do të vazhdojë ta përkrahë Forcën e Sigurisë së Kosovës. Këtë mbështetje e ka konfirmuar Komandanti i Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali i Flotës Ushtarake Detare të SHBA-ve, Mark E. Ferguson III.

Lajme

26/01/2016 17:42

Ai gjatë një takimi që ka zhvilluar me Komandantit e FSK-së, Rrahman Rama ka shprehur kënaqësinë për vizitën në FSK.

Kurse, Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ee njoftoi admiralin Ferguson, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, në të gjitha fushat, bashkëpunimin që ka me shumë shtete si dhe pjesëmarrjen e FSK-së, në ushtrime dhe trajnime regjionale dhe ndërkombëtare, thuhet në komunikatën e FSK-së.

“Komandanti i FSK-së, e njoftoi admiralin Ferguson më gjerësisht me zhvillimet aktuale në FSK, duke u fokusuar tek procesi i transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

gje1

Në këtë takim Komandanti i FSK-së shoqërohej nga gjeneral brigade Zymer Halimi, kolonel Ilir Qeriqi dhe Major Berat Shala. Admirali Ferguson në takim shoqërohej edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta, koloneli Kay Hasson, zoti Xhef Firing (Jeff Fearing) si dhe zyrtarë dhe oficerë të tjerë të lartë.