Sistemit Diellor mund t’i shtohet edhe një planet
Sistemit diellor mund t’i shtohet edhe planeti i nëntë, i cili është 10 herë më i madh se Toka, sipas një hulumtimi të publikuar të mërkurën.

Fun
Sipas astronomëve nga Instituti Teknologjik i Kalifornisë në Pasadena, simulacionet kompjuterike shfaqin një planet misterioz, i cili nëse ekziston mund të sillet rreth një orbite 50 herë më larg se Toka nga Dielli, transmeton lajmi.net
Deri më tani planeti nuk është observuar në mënyrë të drejtpërdrejt.
Astronomi Brown nga ky institut deklaroi se njerëzit të cilët janë të dëshpëruar për shkak se Plutoni më nuk llogaritet si Planet, mund t’i gëzohen këtij lajmi.
“Të gjithë ata njerëz që janë të dëshpëruar që Plutoni më nuk llogaritet si planet, mund t’i gëzohen këtij lajmi që tani mund të kemi një planet të ri në sistemin tonë diellor”.