Ja si është maskuar Leonardo DiCaprio për filmin ‘The Revenant’ (VIDEO)
DiCaprios i janë dashur katër deri në pesë orë për ta bërë maskimin për rolin në 'The Revenant', çdo ditë.
ShowBiz
Leonardo DiCaprio është shumë afër çmimit shumë të merituar Oscar, këtë herë për rolin e tij në filmin’The Revenant’.
Aktori ka treguar shpesh se sa i vështirë ishte xhirimi i këtij filmi, sidomos për të ftohtin të cilin është dashur ta përjetonte, transmeton lajmi.net.
Por, këtë herë kompani filmike ‘FOX’ kanë nxjerrë pamje nga prapaskenat e filmit, ku janë koncentruar më shumë në maskimin që është dashur t’i bëhej Leos, para se të dilte në egërsirë.
Është zbuluar se janë dashur 4 deri në 5 orë grim, secilën ditë, para fillimit të xhirimeve, për të marrë plagët që i shkaktohen.
Filmi ‘The Revenant’ do të fillojë të shfaqet në ‘Kino ABC’ në Prishtinë nga data 21 janar./lajmi.net

