Si të dobësohesh me spinaq?
Sipas një studimi të kryer nga specialistët e Lund University, në Suedi, u vërtetua se spinaqi ndikon në rënien në peshë.
Lifestyle
Sipas eksperimentit të zhvilluar, të cilën morën pjesë 38 femra, rezulton se spinaqi ndihmon në ekulibrimin e peshës dhe në humbjen e kilogramëve të tepërt.
Gratë të cilat përgjatë 3 muajve kishin konsumuar lëng spinaqi të freskët, esëll, para mëngjesit të tyre u dobësuan 5 kilogramë, ndërkohë që gratë e tjera që mbanin të njëjtin regjim të balancuar ushqimor, por që nuk konsumuan lëng spinaqi humbën vetëm 3 kg për të njëjtën periudhë kohore.
Eksperimenti vërtetoi se përbërësit që ndodhen te spinaqi ngadalësojnë procesin e tretjes dhe ndikojnë në prodhimin e hormonit të ngopjes, çka do të thotë më pak dëshirë dhe uri për ushqim.