Filmi kosovar ‘Shok’ nominohet për çmimin ‘Oscar’ (FOTO)

Filmi i shkurtër 'Shok' ka marrë nominim për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër.

ShowBiz

14/01/2016 14:41

Filmi ‘Shok’ është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

Filmi është në gjuhën shqipe dhe serbe ndërsa ky është nominimi i parë për këtë çmim prestigjioz për një film shqiptar./lajmi.net