Historia e dhimshme e Stallone për filmat ‘Rocky’ (FOTO)

Sylvester Stallone më në fund ka marrë ehde çmim për rolin e tij për bokserin legjendar, Rocky.

ShowBiz

12/01/2016 16:31

Aktori Sylvestr Stallone ka fituar një Golden Globe si aktori më i mirë në rol dytësor për rolin e bokserit Rocky në filmin ‘CREED’, transmeton lajmi.net.

Ja historia se si aktori ka arritur ta bëjë të famshëm këtë personazh:

Stallone ka qëndruar me javë të tëra poshtë një ure në New York duke shitur gjithçka që kishte për të mbijetuar.

Madje atij i’u dasht të shiste edhe qenin e tij për 25$, pasi nuk kishte ushqim për të.

Një ndeshje boksi mes Mohammed Ali dhe Chuck Wepner ishte ajo që i dha frymëzimin për të shkruar filmin Rocky.

Ai shkroi skenarin për 20 orë dhe u përpoq ta shiste duke marrë një ofertë të majme prej 125.000$, por me një kusht… Stallone kërkonte që të ishte edhe vetë pjesë e filmit, gjë që u refuzua në menyrë kategorike, pasi ishte askushi.

Jave me vonë studio e prodhimit i ofroi dyfishin e parave por Stallone sërish nuk pranoi duke i thënë se ishte vetëm ai që mund ta luante këtë film. Atehere studio i ofroi vetem 34.000$ dhe pranuan që ai të ishte pjesë e filmit.

Pasi mori paratë ai qëndroi tri ditë në vendin ku e kishte shitur qenin, pasi donte ta blinte sërish, dhe kur i zoti i ri u shfaq me qenin, u shpreh se nuk e shiste më.

Atëherë Stallone nga 25$ që e kishte shitur, i ofroi gjysmat e skenarit të filmit Rocky, pra 17.000$, vetëm që qeni të ishte sërish i tij.

YouTube player