‘The Revenant’, Leonardo DiCaprio – fituesit kryesorë të ‘Golden Globes’

Ja lista e plotë e fituesve të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Golden Globes 2016.

ShowBiz

11/01/2016 07:58

Është mbajtur ceremonia e 73-të e ndarjes së çmimeve për më të mirët e filmit dhe televizionit, Golden Globes.

Në një ceremoni luksoze e të gjatë, befasia ka qenë fituesi i çmimit kryesor për filmin më të mirë të vitit 2015, e që është zgjedhur ‘The Revenant’ i Alejandro Gonzalez Inarritu, transmeton lajmi.net.

Inarritu gjithashtu është zgjedhur si regjisori më i mirë ndërsa po për këtë film ka fituar çmimin kryesor si aktori më i mirë Leonardo DiCaprio.

Brie Larson është zgjedhur aktorja më e mirë për rolin e saj në dramën ‘Room’, kurse filmi më i mirë i animuar është ‘Inside Out’ i Pixar dhe seriali më i mirë ‘Mr. Robot’, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, më në fund është vlerësuar edhe Sylvester Stallone, për rolin e ‘Rocky’ në filmin ‘Creed’ dhe Lady Gaga është zgjedhur si aktorja më e mirë në një mini-seri.

Më poshtë keni listën e plotë të të gjithë fituesve të natës së mbrëmshme./lajmi.net

Filmi më i mirë – Dramë
The Revenant

Aktori më i mirë në një film – Dramë
Leonardo DiCaprio – (The Revevnant)

Aktorja më e mirë në një film – Dramë
Brie Larson (“Room”)

Filmi më i mirë -Komedi ose muzikal
“The Martian”

Aktorja më e mirë në një film – Komedi 
Jennifer Lawrence (“Joy”)

Aktori më i mirë në një film – Komedi ose Muzikal
Matt Damon (“The Martian”)

Regjisori më i mirë
Alejandro G. Iñárritu (“The Revenant”)

Aktori më i mirë në rol dytësor
Sylvester Stallone (“Creed”)

Aktorja më e mirë në rol dytësor
Kate Winslet (“Steve Jobs”)

Filmi më i mirë i huaj
“Son of Saul”

Skenari më i mirë
Aaron Sorkin (“Steve Jobs”)

Muzika më e mirë origjinale
Ennio Morricone (“The Hateful Eight”)

Kënga më e mirë origjinale
“Writing’s on the Wall” – Sam Smith – “Spectre”

Filmi më i mirë i animuar
“Inside Out”

Tv seriali më i mirë– Dramaë
“Mr. Robot”

Tc seriali më i mirë– Komedi
“Mozart in the Jungle”

Filmi më i mirë televiziv oe serial i shkurtër
“Wolf Hall”

Aktorja më e mirë në TV Serial – Dramë 
Taraji P. Henson (“Empire”)

Aktori më i mirë në Tv Serial – Dramë
Jon Hamm (“Mad Men”)

Aktori më i mirë në Tv Serial – Komedi 
Gael Garcia Bernal (“Mozart in the Jungle”)

Aktorja më e mirë në TV Serial – Komedi
Rachel Bloom (“Crazy Ex Girlfriend”)

Aktorja më e mirë në seri të limituar ose film televiziv
Lady Gaga (“American Horror Story: Hotel”)

Aktori më e mirë në seri të limituar ose film televiziv
Oscar Isaac (“Show Me a Hero”) 

Aktorja më e mirë në rol dytësor në një Tv serial
Maura Tierney (“The Affair”)

Aktori më i mirë në një Tv serial
Christian Slater (“Mr. Robot”)