Jennifer Lopez kritikohet për komentet për Lindën (VIDEO)
JLo ka thënë se Linda Halimi këndon si 'një vajzë e trashë'.

ShowBiz
Linda Halimi ka bërë bujë në Amerikë me audicionin e saj dhe historinë e saj në ‘American Idol’.
Kur Linda është prezantuar, ajo ka treguar se si ka luftuar shumë për të humbur peshën, transmeton lajmi.net.
Por, më pas ka filluar të performojë dhe ka befasuar të gjithë, sidomos jurinë të cilët menjëherë kanë reaguar për zërin e këngëtares.
Megjithatë, një koment i Jennfier Lopez nuk është pritur aspak mirë. Ajo ka thënë se, megjithëse Linda ka humbur peshën, ajo prapë këndon ‘si një vajzë e rëndë (trashë).
Mediat dhe rrjetet sociale menjëherë kanë reaguar për këto komente, duke e quajtur këngëtaren dhe anëtaren e jurisë si të papërgjegjshme./lajmi.net
